lajmeShow-Biz

Një këngë e re për shqiptarët, nga Julian Lekoçaj & Bessi

“Shqiptar” është kënga më e re që rikthen te publiku, këngëtarin Julian Lekoçaj në një bashkëpunim ambicioz me Bessin. Lekoçaj, i rikthyer në muzikë nga kohët e Top Fest’ sqaron se vija melodike i lindi natyrshëm, mbi një tekst të shkruar tri ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.  “Shqiptar” është një revoltë e subkoshiencës së autorit për fatin e keq që përndjek vendin e tij dhe të gjithë bashkëkombasit anembanë globit.

Do të duhej ajo shkundje e forcës së natyrës, për të zgjuar këdo që përjetoi atë ankth, natë të frikëshme, e të kuptonte sesa të vegjël jemi. Zemra të thyhet copash kur dhjetëra njerëz ndërrojnë jetë orë pas ore, minutë pas minute, nën rrënoja dhe trishtimi nuk ka fund. Indinjohesh gjithashtu, se të shumtë janë ata që largohen nga ky vend, pjesa më e madhe rini, specialistë të mjekësisë, të kontraktuar nga spitalet gjermane, që për ironi të fatit në këto ditë pandemie, janë destinuar t’u shërbejnë të huajve, më shumë sesa gjakut të tyre.

Historia siç duket paska qenë e tillë.

Ky komb do të qëndrojë për një kohë të gjatë në tranzicion, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë, si një serial televiziv që nuk mbaron kurrë, ndërsa njerëzit vdesin, aktorët ndërrohen, filmi vazhdon dhe askush nuk e shikon fundin e lumtur.

Autori në këngë citon Gjergj Fishtën apo epitafin e gjyshit të tij, Ahmet Gashi. Në tekst, evokohet fakti se Europa këtë vend nuk e ka përkrahur ndonjëherë, as gjatë ndarjes së kufijve më 1913-tën, as tani. Përgjatë vargjeve theksohet besimi te vetja, jo tek të tjerët. Autori tregon hapur atë që ai dhe subkoshienca e tij përjetojnë, duke nënvizuar se gjithçka ka ndodhur e bëhet te ne, është një sistem skenarësh të largët.

Gjithsesi, e keqja mund të zhbëhet, nëse me shpirt sjellim ndryshimin. Refreni i këngës, pas strofave plot patos dhe revoltë, përcjell mesazhin: ndryshimi do të vijë. “Shqiptar”, aktualisht është publikuar në radiot digjitale si Spotify, Itunes, Apple Store, Shazam, Tik Tok, YouTube Store… Së shpejti publikohet videoklipi i këngës!

Për më shumë info rreth “Shqiptar” , kontakto në You Tube: (julianlekocajofficial)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!