lajme

Del videoklipi “Shqiptar”, xhiruar brenda godinës së Teatrit Kombëtar!

Publikohet videoklipi i këngës “Shqiptar”, kënduar nga Julian Lekoçaj dhe Bessi. Më 1 maj, ditën ndërkombëtare të puntorëve është promovuar video e këngës “Shqiptar” me tekst dhe muzikë nga Julian Lekoçaj, e cila vijon të rrisë numrin e klikuesve, të cilët e kanë pëlqyer atë përmes radiove digjitale: Spotify, Itunes, Apple Store, Shazam, Tik Tok, YouTube Store…

Klipi është realizuar brenda një dite, ku çdo skenë e xhiruar, ka qenë e përllogaritur me precizion, nga dy regjisorë, djem të talentuar kosovarë, me iniciale ER dhe AM. Kënga, ndryshe, është një krijim revoltë për fatin e keq të kombit shqiptar, mbetur udhëkryqesh të botës. Tërmeti, pandemia, tranzicioni, oligarkët e çdo ngjyre janë në fokus të poezisë.

Nëse vendos fjalën shqiptar përpara çdo vargu, atëherë fjalia përvetësohet dhe i drejtohet në rastin konkret çdo shqiptari. Refreni është bazuar në fakte dhe thënie të personaliteteve të historisë dhe letërsisë sonë. “Shqiptar” mbetet një vijë melodike e bukur, copëz krenarie në këto ditë pandemie.

Tempi i këngës është 81 Bpm dhe përkon me vitin 1981, vitlindja e autorit të saj. Video, në pjesën më të madhe të saj, është xhiruar në ambientet e godinës më të shumëdebatuar kohët e fundit, për t’u prishur, Teatrit Kombëtar. Violinisti në videoklip është violinë e parë, në TOB. Ju ftojmë më poshtë të shijoni këngën përmes videoklipit më të ri të publikuar këtë fillim maji.

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close