Kulinarilajme

Video Kulinari/ SUPË JESHILE PËR 4 PERSONA

SUPË JESHILE PËR 4 PERSONA
Përbërësit:

1 kokërr qepë
2 patate
2 karrota
300 gr spinaq
1 filxhan çaji vaj ulliri
2 lugë uthull
1/2 kokërr limoni
1 lugë shafran
1 lugë miell
majdanoz, koper, selino
kripë, piper
1 litër lëng mishi

Kohëzgjatja: 30 minuta ne temperature normale.
Përgatitja:

Grijmë qepët në në copëza të vogla, në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe e lemë të nxhehet, më ps hedhim qepën e grirë dhe kaurdisim derisa të marë ngjyrë.

Karrotat dhe patatet i presim në kuba të vegjël dhe i shtojmë te qepa. I përziejmë bashke për 3-4 minuta dhe shtojmë kripë dhe piper të zi.

Ndërkohë që perimet vazhdojnë të qëbdrojnë në temperaturë normale presim selinonë në kuba të vegjël dhe e shtojmë në tenxhere. Më pas shtojmë majdanoz, koper dhe shafranin. Kaurdisim për 2 miuta dhe shtpjmë 2 lugë uthull dhe 1 lugë miell. Sërisht përziejmë dhe shtojmë lëngun e mishit.

I lemë perimet të ziejnë. Grijmë spinaqin dhe e shtojmë 10 minuta para përfundimit, shtojmë dhe pak lëng mishi dhe e lemë të ziejë në temperaturë normale.

/Sara Kovaçi/

Gatimin e mundësoi: “Bar-Restaurant Kuinda Pogradec Albania”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close