Kulinari

GJELLË ME PERIME

Përbërësit: (për 4 persona)
500 gr mish viçi
2 kokrra qepë (ose qepë të njoma)
2 patate
2 karrota
2 domate të qëruara
2 kungulleshka
selino
100 gr mashurka
1 lugë gjelle miell
majdanoz
kripë, piper, vaj ulliri

Kohëzgjatja: 90 minuta në temperaturë normale.
Përgatitja:

Grijmë qepët (ne kemi përdorur qepë të njoma) dhe më pasim presim mishin në copa duke i hequr dhjamin e tepërt. Presim patatet, domatet, karrotat dhe kungulleshkat në kuba normale jo shumë të vegjël. Grijmë mashurkat dhe hudhrat.

Nga ana tjetër vendosim një tenxhere në temperaturë normale dhe hedhim vaj ulliri dhe shtojmë mishin e viçit. E lemë të skuqet për 5 minuta dhee kthejmë disa herë që të mos ngjitet. Shtojmë qepët dhe trazojmë sërishtpër 2 minuta. Më pas shtojmë karrotat përziejmë dhe shtojmë selino dhe domatet, përziejmë per 3-4 minuta dhe shtojmë hudhrën e grirë, përziejmë dhe shtojmë patatet dhe i lemë 3 minuta. Shtojmë majdanozin përziejmë dhe me pas shtojmë kungulleshkat dhe miellin i përziejmë për 2 minuuta dhe shtojmë ujë derisa të mbulohen.

E lemë të ziejë për 1 orë në tëmperaturë normale.
Ju beftë mirë!

/Sara Kovaçi/

gatimi u mundësua nga Bar-Restaurant Kuinda

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close