Kulinari

TAVË FILETO PESHKU ME QEPË

Përbërësit: (për 4 persona)

1 kg peshk Koran
2 speca të kuq
2 speca jeshil
6 kokrra qepë mesatare
3 domate të qëruara
1 karrotë
1 degë selino
3 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
4 lugë uthull (ose verë)
majdanoz
kripë, piper, vaj ulliri
1 spec djegës
1 kokërr limon
lëng peshku

Kohëzgjatja: 120 minuta në temperaturë 180 gradë celcius
Përgatitja:

Fillojmë me filetimin e peshkut duke hequr shtyllën kurrizore dhe kokën. Pjesët e mbetura i hedhim në një tenxhere dhe shtojmë ujë, qepë, limon, majdanoz dhe kripë.

E lemë të ziejë për 15 minuta në temperaturë normale.

Nga ana tjetër vazhdojmë me pastrim e peshkut, i heqim flatrat, halat e mbetura dhe lekurën.
Grijmë qepët në gjysëm rrethi, në një tigan hedhim vaj ulliri dhe shtojmë qepët. Grijmë specat dhe i shtojmë në tigan me qepët, trazojmë shtojmë selino dhe kripë (kripa hidhet që në fillim që perimet te zbuten) Shtojmë karrotat, hudhrat dhe specin djegës përziejmë here pas here që te mos ngjiten dhe shtojmë dafinën.

Në momentin që qepa ka filluar të marë ngjyrë dhe specat jane zbutur shtojmë domatet i përzijemë dhe i lemë së bashku në zjarr për 5 minuta.

Ndërkohë marinojmë fileton e peshkut me kripë dhe piper të zi. dhe i lemë pak minuta.
Tek qepa me perime shtojmë uthullën (mund të përdorni dhe verë) shtojmë lëng peshku derisa të mbulohet.
Në një tavë balte mesatare shtrojmë një shtresë me domate të prera në formë rrethi. Shtojmë qepën me perime dhe vendosim filetot e peshkut. Hedhim pak majdanoz dhe shtojmë lëng peshku derisa të mbulohet.

E mbulomë me letër alumini dhe e vendosim në furrë për 60 minuta në 180 gradë celcius.

Ju bëftë mirë!

/Sara Kovaçi/

Gatimi u mundësua nga Bar-Restaurant Kuinda

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close