lajme

Korce/ Nje femije i mitur ka humbur jeten kete te enjte ne qytetin e Korces. “Parku Japonez”

Nje femije i mitur ka humbur jeten kete te enjte ne qytetin e Korces.

Ngjarja ka ndodhur pak pas ores 16.00 te pasdites, kur femija i moshes rreth 8 vjec ka gjetur vdekjen duke u mbytur ne liqenin e parkut japonez. Ende nuk dihet se cilat jane rrethanat e ngjarjes, por deshmitaret okulare ne vendngjarje thane se viktima ka qene i shoqeruar edhe nga nje femije tjeter pak me i rritur.

Gjithashtu nuk dihet nese femija eshte rrezuar vete ne liqenin e vogel te parkut japonez, apo eshte shtyre gjate lojes me femijen tjeter, por ai pas rrezimit ne uje nuk ka mundur dot te dale duke gjetur vdekjen.

Mendohet se viktima eshte banues ne periferi te qytetit te Korces, ne afersi te fabrikes se duhanit, por ende nuk eshte bere i mundur identifikimi i plote i tij.

Kane qene kalimtare te rastit ata qe kane njoftuar policine, e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje ku sebashku me specialistet e zjarrfikeses kane bere te mundur nxjerrjen e trupit te pajete, i cili eshte derguar me pas ne morgun e spitalit per kryerjen e ekspertizes dhe vleresimin e rrethanave te ngjarjes.

Liqeni i vogel i ndertuar kohet e fundit si pjese e parkut japonez, ka nje thellesi prej rreth 2 m, ndersa nuk ka asnje lloj rrethimi apo mase sigurie rrotull tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close