Aktualitetlajme

Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i shtëpisë

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se në një banesë dy katëshe në lagjen numër 1 të këtij qyteti ka ndodhur një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Mësohet se nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 06:00 ka mbetur i plagosur pronari i banesës i cili ndodhej në katin e parë. Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas shpërthimit kati i parë i banesës është përfshirë nga flakët. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com