lajme

Pogradec:-Aksident në Buçimas,njëri nga drejtuesit e mjeteve në gjëndje të dëhur.

Një aksident është shënuar mbrëmjen e djeshme,në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Buçimas.

Nga raportimet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një rrugë problematike të njohur për aksidente të shumta.

Nga përplasja e fortë janë krijuar dëme të shumta materiale në të dyja mjetet ndërsa fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Burime nga vendgjarja bëjnë të ditur se njëri nga mjetet ka dalë nga rruga dytësore dhe është përplasur me një mjet tjetër që po ecte me shpejtësi në aksin nacional.

Ndërkaq njëri prej drejtuesve të mjetit sipas policise dyshohet të kishte konsumuar pije alkolike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!