Ekonomilajme

FERMERËT/PREMTIMET NGA QEVERIA TË PA MBAJTURA

Ferdinand Ali,një nga fermerët potencialë në fshatin Dvoran,i cili ka 10 hektarë të mbjella kryesisht me mollë kumbull dhe qershi.

Ferdinand Ali është nga ata fërmerë që përvecëse prodhon këto kultura,ai magazinon dhe i tregëton ato.

Në një kohë kur qeveria ka dalë me një deklaratë për heqjen e akcizes,për karburantin bujqësor duke përgjysmuar cmimin,fermeri potencial i kësaj zone,beson shumë pak për të mos thënë aspak në të ndërkohë që ky mosbesim vjen nisur edhe nga fakti që përgjysmimi i naftës do të ndodhë në vitin 2021,vit që përkon me vitin elektoral,i njëti premtim i parealizuar edhe në vitin 2013.

Fermeri shton se premtimet nga qeveria kanë qënë të herëpashershme edhe për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga kushtet atmosferike,premtime të cilat nuk janë mbajtur asnjëherë.

Ajo cfarë shqetëson këtë fermer dhe jo vetëm,në këtë pergjysmim është se mund të mundësohet vetëm për fermerët që i kanë sipërfaqet e mbjella pranë rrugëve nacionale ku ndodhen edhe pikat e karburanteve,ndërkohë që fermerët e zonave rurale,sipas tij,penalizohen për shkak të largësisë kilometrike të pikave të karburantit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!