lajme

Korça mbart pasuri të shumta kulturore, ndër to dhe çezmat e hershme të qytetit

Qyteti Korçës mes pasurish te shumëta kulturore mbart edhe çezmat e gurta. Çezmat në këtë qytet kanë marrë emrat, sipas vendeve ku janë ndërtuar; sipas atij që i ka ndërtuar; sipas funksionit që kanë kryer ose periudhës kur janë ndërtuar. Çezmat kryesore të qytetit të Korçës janë ndërtuar në kufijtë e hershëm të qytetit duke marrë formën e një tetëkëndëshi të rregullt. Sot numërohen reth 8 Çezma nga 12 që ishin e siç duket dhe nga pamjet shumica nuk funksionojnë.

Çezma e parë është ajo e Papa Llambro Ballamaçit (patritotit të shquar), kjo çezmë është në lagjen dy, që është ngritur në rrëzë të kodrave , mbi qytet. Më pas në një distancë 300-400 metra larg saj, në drejtimin jugë-perëndimor, ndodhen Çezmat e Reja. Këto u quajtën të tilla pasi u ndëruan në vitin 1871 kur u ndërtua edhe ujësjellësi i parë i qytetit.

Pranë kishës ” Shën Meria” ndodhet Çezma e Ajazmës, Cezma e Cekanit, Pranë pazarit ndodhet Cezma e Zallit dhe e Radanecit.
Banorët thonë se mundohen të kujdesen për to por linjat nënujore janë ndërprerë nga ndërtimet e shtëpive.

Të gjitha këto çezma, me përjashtim të Çezmave të Reja janë “çezma dheri”, pra që buronin në atë vend, prej qindra vitesh. Ato janë provuar nga praktika që kanë një ngarkesë të dobishme mikrobiologjike; të ftohta në verë dhe “të ngrohta” në dimër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!