lajme

LAJM I FUNDIT/ Pogradec: Mjeti i ngarkuar me sirianë “gara”me policinë.

Policia e Pogradecit ka berë te mundur arrestimin e një shtetasi ende të paidentifikuar pasi ky i fundit ishte duke transportuar disa refugjatë sirianë drejt kryeqytetit.

Kanë qënë blute e qytetit të cilat i janë vënë në ndjekje mjetit duke ngritur edhe postoblloqe në qytet,por drejtuesi i mjetit i ngarkuar me sirianë ka pikasur postobllokun e ngritur në hyrje të qytetut duke e shmangur atë.

Mjeti pasi ka hyrë kundravajtje është përplasur me një bordurë duke bërë të ndalimin nga ana e policisë dhe shoqërimin e drejtuesit të mjtit drejt komisariatit.

Sipas burimeve dyshohet se në mjet ka pasur 5 refugjatë të cilët prisnin të transferoheshin drejt kryeqytetit.

Ndërkohë policia u vu në ndjekje edhë të një mjeti tjetër që shoqëronte mjetin e ngarkuar me refugjatë.

Në ndjekje të tyre kanë qënë 4 mjete policie ndërsa 2 drejtuesit e mjetit tip benz dhe ML janë shoqeruar drejt konisariatit të Pogradecit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!