lajme

Ulet numri i bizneseve aktive në Qarkun e Korçës

Ulet numri i bizneseve aktive në qarkun e Korçës. Referuar përditësimit të të dhënave të regjistrit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë, aktualisht janë 365 tatimpagues aktivë më pak, krahasuar me periudhën para pandemisë, pavarësisht faktit se prej 1 marsit e deri tani janë hapur biznese të reja.

Rënia e fuqisë blerëse, mungesa e turistëve dhe kufizimet e vendosura mbi bizneset për shkak të pandemisë së koronavirusit, i kanë detyruar shumë sipërmarrës në qarkun e Korçës të pezullojnë aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër sipas drejtores së Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, Daniela Lico, janë 689 biznese të reja që janë hapur, në gjithë qarkun e Korçës, që prej nisjes së pandemisë.

Sipas Licos, pavarësisht numrit të lartë të bizneseve që kanë aplikuar për pezullim të aktivitetit të tyre, gjatë periudhe të pandemisë, vetëm një pjesë e tyre janë kthyer pasivë, kjo për shkak të detyrimeve të prapambetura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!