lajme

Pogradec. Qendra e Shërbimit Juridik në ndihmë të komuniteti

Ditën e Premte në qytetin e Pogradecit është hapur Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike, konkretisht në ambjentet e Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, një qendër kjo e cila do të ofroj shërbim për një pjesë të qytetarëve në nevojë.

Specialistia pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec Lorena Sadikllari shpreh se qytetarët që prej ditës së hënë kanë shprehur interes dhe se kjo qendër përfshin dhënien e informacionit, atë të këshillimit si dhe dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme.

Gjithashtu Sadikllari pohon se këtë shërbim e përfitojnë qytetarët që ndodhen në kushtet e pamundësisë ekonomike si dhe një kategori e veçantë subjektesh të cilat janë parashikuar të drejtëpërdrejtë në këtë shërbim.

Ecuria dhe zhvillimiet e qendrave si dhe numri i rasteve të trajtuara do të luajnë rol kryesor në vijueshmërin e kësaj zyre duke krijuar qëndrueshmëri institucionale për sa i përket Ndihmës Juridike Parësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!