lajme

Regjistrohen 55 praktikantë pranë ZA POGRADEC

Pranë Zyrës Arsimore Pogradec janë regjistruar 55 praktikantë për të bërë praktikën e tyre në insitucionet arsimore në të  gjithë rrethin, dhe ky regjistrim është bërë nëpërmjet dy fazave, faza e parë në muajin në Gusht dhe faza e dytë në javën e fundit të muajit Tetor.

Përgjegjësi i Zyrës Vendore e Arsimit Parauniversitar  Pogradec z. Sotiraq Mangeri na bën me dije se këta praktikanë në instiucion ndiqen nga mentori i tyre, por në mungesë të mësuesit është dashur që të zvëndësohen edhe nga praktikantë.

Gjithashtu Mangeri shprehet se duke qënë edhe situata e pandemisë kanë shfrytëzuar çdo mundësi të mësuesëve sipas portalit dhe ora mësimore nuk ka qënë asnjëher me mungesë.

Institucionet Arsimore janë prekur të gjitha nga virusi Covid-19, por nga ana e Zyrës Vendore Arsimore Pogradec janë marrë të gjitha masat dhe po zbatohen të gjitha pikat e protokollit, në shkollat me numër të lartë nxënsish ora mësimore vijon të jet me turne, ndërsa në shkollat me pak nxënës ora mësimore zgjatë  vetëm 30 minuta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!