lajme

Pogradec,shatërvanet që nuk kanë ekzistuar asnjëherë

Bulevardi “100 hapa drejt Evropës” një bulevard prej 250 metrash, është zbukuruar me 100 emra, të personaliteteve të rëndësishme europiane duke filluar nga antikiteti e deri ne ditët e sotme, në këtë bulevard nuk mungojnë dhe emrat e personazheve të njohur shqiptarë.

Ky bulevard ka marrë vemendjen e të gjithë vizitorëve vendas por edhe të turistëve të huaj, por në këtë bulevard janë shatërvanet të cilat prishin të gjithë imazhin, pasi që prej fillimit që janë ndërtuar kanë ndalur së funksionuari dhe sot jo vetëm që janë dëmtuar por edhe janë kthyer në mbledhje mbeturinash dhe grumbullim te ujit te qelbur.

Ky është një nga bulevardet që frekuentohet më së shumti dhe pranë këtyre shatërvanëve janë edhe qytetarët që ulen në kafene por pas shpinës së tyre gjendet një panormë jo e përshtatshme.

Qytetarët janë shprehur se i gjithë ky bulevard është shumë i bukur, por të gjithë bukurin ja prishin shatërvanet të cilat janë vetëm si gropa të hapura dhe asnjëhër nuk janë venë  në funksion.

Prej disa vitesh këta shatërvanë nuk kanë kryer funskionin e tyre, por as nuk janë hequr që aty pasi përveç grumbullimit të ujit të pistë dhe mbeturinave nuk do të luajnë rol tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!