lajme

Ersekë,rikonstruksioni i rrugës Ahmet Bektashi

Rruga Ahmet Bektashi në Ersekë është duke iu nënshtruar një ndërhyrje për rikonstruksionin e trotuarëve, të cilët janë duke u sistemuar dhe shtruar me pllaka guri. Investimi është pjesë e një projekti të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili përfshin një bllok banimi të kufizuar nga rrugët “Fan Noli”, “Mehmet Pepi”, “Ahmet Bektashi” dhe Parku “Rinia”.  Zona e trajtuar shtrihet në hyrje të qytetit të Ersekës, në pjesën veriore të tij, ndërsa ndërhyrja parashikon dhe rivitalizimin e Parkut “Rinia”, duke krijuar hapësira çlodhëse dhe argëtuese dhe shtuar sipërfaqet e gjelbërta në qytet si dhe rikonstruksionin e tre rrugëve “Fan Noli”, “Mehmet Pepi”,e  “Ahmet Bektashi” që kufizojnë parkun dhe bllokun:

Janë përfshirë në investim ndërtimi i trotuarëve, ndriçimi rrugor, rehabilitimi i fasadave dhe suvatimi, ndërtimi i çative të katër banesave kolektive, si dhe ndërtimi i parkingjeve në hapësirat e lira midis banesave. Gjendja ekzistuese e infrastrukturës së këtij blloku ka qenë mjaft e amortizuar, shtresat e asfaltit dhe të trotuarit janë tërësisht të dëmtuara dhe mungon infrastruktura inxhinierike nëntokësore. Me një popullsi përfituese rreth 15,529 banorë, realizimi i projektit do të ketë një impakt pozitiv në lëvizjen e mjeteve dhe banorëve, në mjedis, në rritjen e aktivitetit të bizneseve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!