lajme

Drithas, punimet në qendrën shëndetsore

Janë drejt përfundimit punimet tek qendra shëndetësore në fshatin Drithas të njësisë administrative Libonik. Kjo qendër i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë si pjesë e paketës të qeverisë shqiptare që përfshin rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore për vitin 2020. Një gjë e tillë bëhet me dija nga drejtori i njësië vendore të kujdesit shëndetësor Korëë Mikel Llogori i cili shprehet se së shpejti do të fillojë dhe mobilimi i kësaj qendre.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Drithas shprehen mjaft të kënaqur për këtë investim, sipas tyre kushtet më parë kanë qënë jokomode.

Punimet priten të përfundojnë së shpejti dhe brenda muajit nëntor kjo qendër do të hapë dyert për tju shërbyer banorëve të zonës me kushte dhe standarte më të mira.  Paralelisht në bashkinë Maliq vijojnë punimet edhe tek qendra shëndetësore e fshatit Pojan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!