Kulture/Artlajme

Stafi i Muzeut Oriental Bratko organizon një konkurs edukativ

Stafi i Muzeut Oriental Bratko organizon një konkurs edukativ me të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve titulluar “muzeu frymëzon”.

Një konkurs i shtrirë në disa fusha artistike i cili synon angazhimin e fëmijëve në aktivitete artistike. Një gjë e tillë bëhet me dije nga përgjegjësia e muzeut Bojana Shukulli e cila shprehet se për shkak të situatës të krijuar nga pandemia aktiviteti është zhvilluar online.

Prej dy javësh nxënësit kanë dorëzuar punimet e tyre, videot e tyre të cilat janë publikuar tek faqja online e muzeut.

Në juri janë pëzgjedhur artistë nga fusha të ndryshme si Kostika Tanto në fushën e muzikës. Gerta Bandilli dhe Arjan Kallço në fushën e letërsisë si dhe piktorja Gena Nini.

Shukulli shprehet se në përfundim të konkursit është menduar të organizohet një aktivitet i vogël sigurisht bazuar në protokollin e sigurisë, ku do të shpërndahen çmime për nxënësit pjesëmarrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!