Kulture/Art

Korçë: Ekspozitë muzeale me rastin e 70- vjetorit të krijimit

Pas kërkesave të shumta të artdashësve Korçare Drejtoria e Teatrit të Korçes ka riçelur edhe njëherë ekspozitën muzeale e krijuar me rastin e 70- vjetorit të krijimit të teatrit e cila risjell historinë e 7 dekadave të artistëve dhe jo vetëm.

Ekspozita muzeale e cila u krijua enkas brenda teatrit ‘Andon Zako Çajupi’ mbart shumë histori, foto- dëshmi, kostumografi, objekte dhe sende personale të të gjithë artistëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, artistë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, për të vendosur themelet e këtij teatri.

Mbledhja e të gjitha materialeve në 70- vjetorin e krijimit të teatrit, krijuan një ekspozitë me vlera të mëdha historike, kështu është shprehur drejtoria e teatrit ‘Andon Zako Çajupi’ , Zamira Kita e cila tha se artistët e parë jo vetëm që kanë bërë një teatër të mirfilltë por kanë ditur të arkivojnë mirë të gjitha materialet e xhirimit.

Aktorë që kanë luajtur dhe i kanë dhënë shumë këtij teatri shprehin kënaqësinë e krijimit të një ekspozite muzelae e cila do ti qëndrojë gjithmonë këtij teatri.

E veçantë mbetet mënyra e grumbullimit të materialeve të aktorëve të cilët i kanë dhënë shpirtin skenës, objektet apo kostumet e të cilëve janë dhuruar nga femijet e tyre, në këtë ekspozitë muze.

Ekspozita muze është një nga të parat në Shqipëri e krijuar brenda një teatri, e cila mbart vlera të mëdha historike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!