Kulture/Art

Korçë/ Fushata ‘Kovat Blu’

Fushata “Kovat Blu” këtë vit ka si synim të ndihmojë të moshuarit të cilët jetojnë vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike, sociale dhe shpesh janë e të braktisur.Më një fushatë sensibilizuese por edhe përmbyllëse në zonën këmbësore ne Korce synon të bëjë pjesë të saj të gjithë banorët të cilët kanë dëshirë të dhurojnë produkte ushqimore por edhe kontribut financiar.

Sipas Zhaneta Zaimaj menaxhere programi në Dorcas Albania, në rrethin e Korçës janë rreth 370 të moshuar në qytet por edhe në fshatra të cilët mbështeten rregullisht me medikamente, ushqime por edhe me suport psikologjik dhe shpirtëror.

Me sloganin “Beko një gjysh, rikthe një byzëqeshje” kanë bërë pjesë të fushatës së vetë shume institucione, biznese por edhe individë të cilët kanë kontribuar në këtë fushatë.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor “Kovat blu u mbushën me ushqimet më të nevojshme dhe së shpejti do të fillojë edhe shpërndarja e tyre e cila do të vijojë deri në muajin dhjetor. Fushata e kovave blu është organizuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2011.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!