Aktualitet

Fshati Rrëmenj: Mungesë e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve.

Fshati Rëmenj në qytetin e Pogradecit është i përfshirë nga një serë problematikash dhe nëse do të shkoje drejt këtij fshati do të të ngjante me një fshat mesjetar, pasi nuk i ngjan as një fshati qoftë edhe në zonën më të thellë malore.

Teksa hyn drejtë këtij fshati vë re se infrastruktura rrugore le shumë për të dëshiruar, ku asnjë rrugë kryesore apo lagje nuk e ka parë njëhër të vetëm asfaltin, por vetëm gropa dhe rrugë dheri ku shumicën e shikon vetëm me pleh bagëtish.

Banorët kanë pohuar se rrugët nuk janë shtruar asnjëher dhe ata hasin vështirësi si në dimër ashtu edhe në verë, nga ana e pushtetit vendor nuk është vënë dor, ata paraqiten vetëm në rast fushate dhe më pas premtimi mbetet pa zgjidhje.

Si të mos mjaftonte kjo në këtë fshat nuk janë kryer asnjëher kanalizimet dhe çdo banorë derdhjen e ujërave të zeza e bën në lum, duke bërë që ky i fundit të ndotet masivisht dhe të mbushet nga vet banorët edhe me mbeturina, ndërkohë që në çdo cep ekzistojnë kontenierët e mbeturinave, e kanë më të lëhtë për ti hedhur në lumë se sa të shkojnë pranë vendit të caktuar.

Fshati Rëmenj është një ndër të vetmit në rrethin e Pogradecit që nuk është vënë dorë asnjëher dhe se banorët tashmë janë mësuar me këtë ide dhe se nuk kanë më shpresa se do të bëhet diçka për ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!