lajmeSport

Sport/ Në turin e dytë të kupës korcarët në bazë të shortit presin në shtëpi pogradecaret

Ne turin e dyte te kupes korcarët ne baze te shortit presin ne shtepi pogradecaret. Për trajnerin Julian Ahmatajn, por per lojtarët me eksperiencë ky nuk është një tur i lehtë, pasi derbi i juglindjes është gjithmonë një garë më vete.

Pogradeci nuk është një kundërshtar per te mos u marr ne konsiderate dhe këtë trajneri ia ka bërë të ditur edhe lojtarëve.

Normalisht që edhe Ditmar Bicaj, i cili e ka luajtur në 2012- ën një derbi të tillë, e di mjaft mirë se nuk do të jetë thjesht shëtitje kjo ndeshje.

Për këtë arsye trajneri është i vendosur që të mos kursejë askënd në Kupë. Nuk do të ketë rotacion në masë, por një ekip stabël që ka luajtur në dy javët e para. Numri një i pankinës korçare do të bazohet sërish te formacioni më i mirë që ka në dispozicion, duke mos dashur të bëjë shumë ndryshime.

Dilemat mbeten te rikuperimet e Govorit dhe Randit, që për momentin nuk janë ende gati, por do të shihen deri para ndeshjes.

Nga ana tjetër mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël në majë të sulmit, megjithëse deri tani trajneri është i vendosur të luajë me të njëjtin formacion që ishte në fushë ndaj Vllaznisë këtë fundjavë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!