Aktualitetlajme

Pogradec/ Brënda në qytet ekziston një pjesëzë ‘FSHATI’

Vetëm pak metra larg qendrës së qytetit ndodhet Lagjia Gurore e cila herë pas here ka shfaqur problematika të shumta.

Për banorët shqetësimet nuk kanë fund, dikur këta banorë kërkonin që të rregulloheshe infrastruktura rrugore dhe ajo më në fund po merrë një zgjidhje. Kjo lagje është drejtë përfundimit të shtrimit duke ofruar kushte për këmbësorët por edhe për automjetet.

Tashmë për banorët e lagjes vijojnë shqetësimi i radhës, në këtë lagje pjesa më e madhe e banorëve kanë një numër të lartë të bagëtive të imta, ku shfaqet  problemi i jashtëqitjes si dhe insekteve që përmbajnë këto bagëti.

Pothuajse pjesa më e madhe e kësaj lagje ka në shtëpi një numër të lartë bagëtish, ku me rregull minimalisht largësia nga shtëpia e fundit që duhet të bëhet stalla është 150 metra, por çfarë ndodh? Këto janë më afër se ç’duhet, shtëpia është e ngjitur me murin e shtëpisë tjetër, e cila nuk ka asnjë detyrim për të duruar erën apo kalimin e tyre përpara oborrit të shtëpisë.

Banoria e kësaj lagje shprehet se dikur kërkonim rrugë dhe kjo gjë na u realizua, por nuk po e gëzojmë dot pasi çdo ditë fshijmë jashtëqitjen, kemi fëmijë të vegjël dhe i marrin i futin në gojë.

Në këtë lagje ka mbërritur edhe Grupi i Inspektorëve të Shëndetit Mjedisor nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec, për të konstatuar situatën e vështirë në të cilën përballet kjo lagje si në dimër ashtu edhe në verë.

Për këtë shqetësim i cili ekziston prej vitesh, Bashkia Pogradec duhet të marrë menjëher masat për ti zhvendosur në një zonë të caktuar, pasi në njërën anë ofron kushte bashkëkohore në infrastrukturë dhe në njërën anë qëndron e heshtur ndërkohë që shikon një situatë të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!