lajmeRajoni

Greqia ka shtyrë përsëri hapjen e kufijve lidhur me masat bllokuese anti-covid

Greqia ka shtyrë përsëri hapjen e kufijve lidhur me masat bllokuese anti-covid, teksa ka vendosur që me Shqipërinë kjo masë mbetet në fuqi deri në datë 30 nëntor.

Ndërkohë nga pika e kalimit kufitar Kapshticë do të lejohet të kalojnë sërish 300 persona në 24 orë duke respektuar të gjitha rregullat sipas procedurave përkatëse.

Personat të cilët do të lejohen të hyjnë në shtetin grek  të kalonë janë qytetarët grek, shqiptarët që posedojnë leje qëndrimi në greqi,rezidentët dhe punonjësit sezonalë.   Të gjithë këta persona duhet të jenë të pajisur me certifikatën e testit PCR me rezultat negative dhe të kryer jo më larg se 72 orë para kalimit si dhe formularin e aplikimit online nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shumë së 24 orë. Tashmë dihet që testi PCR kryhet në vendin ku niset udhëtari dhe kostoja paguhet nga vetë personi, për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm. Ndërkohë vazhdon të jetë në fuqi edhe karantinimi për 7 ditë.

Prej disa ditësh në pikën e kalimit kufitar Kapshticë nuk ka pasur rradhë të gjatë kjo pasi edhe qytetarët janë lajmëruar herë pas herë për plotësim të kuotës të vendosur nga pala greke.Ndëkaq, udhëtimet për qëllime turistike janë të ndaluara deri në një udhëzim të ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!