lajmePolitika

Dega e Partisë Demokratike të Korçës denoncon me shqetësim,presionin e vazhdueshëm dhe arrogancën qeverisëse ndaj biznesit

Dega e Partisë Demokratike të Korçës denoncon me shqetësim,presionin e vazhdueshëm dhe arrogancën qeverisëse ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së  lirë në qytetin e Korçës.

Gjithmonë dhe më tepër,sipërmarrja lokale po pērballet dhe kërcënohet nga grupe të strukturuara gjobvënëse tē atyre që quhen  Inspektoriate.

Nën emrin tashmë famëkeq, “Task Force”, grupet e strukturuara të insitucioneve të ndryshme shtetërorë,prej tre ditësh kanë zbarkuar në qytetin e Korçës.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit,(IKMT) ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit nga njëra anë dhe Tatimet, nga ana tjetër, e kanë vendosur biznesin korçar në një klimë edhe më të shtuar presioni dhe pasigurie.

Në një periudhë si kjo që po kalojmë për shkak të pandemisë,kur askush nuk e di se çfarë na pret në muajt në vazhdim, qeveria shton presionet dhe shantazhet ndaj biznesit që tashmë po shkon drejt shkatërrimit. Në vend që të ndodhte e kundërta.

Qytetarët e Korçës dhe biznesi tashmē është i bindur,që nuk mund te vepronte ndryshe nje qeveri, qe në bazë te punës të saj ka GJOBAT, SHANTAZHET DHE KORRUPSIONIN.

Arsyet dihen dhe janë të qarta:

• E para: Kërcënim i hapur ndaj biznesit,ēshtë kthyer prej kohësh në metodë pune të qeverisë nē ikje.

Dhe tjetra: Mbushja e xhepave të inspektorëve militantë të PS, të cilët kanë nevojë për një “inkurajim personal” për tu angazhuar në fushatë elektorale.

Në kohën kur biznesi dhe ekonomia ka nevojë për mbështetje maksimale për shkak të pandemisë, qeveria e vendos atë në nje klimë presioni TË DYFISHTË,duke çuar vendin nē kolaps tē pashmangshēm.

Dega e Partisē Demokratike të Korçës  ju bën thirrje grupeve plaçitëse të inspektorëve,që të ndalojnë urgjentisht dhe të heqin dorë nga çdo veprim i paligjshëm ndaj biznesit.

Nuk mund të ndaloni atë që është tanimë e PASHMANGSHME.

 Humbjen tuaj me turp në 25 Prill.

Gjithashtu, e sigurojme biznesin Korçar se PD, është dhe do të jetë gjithmonë në mbeshtetje të tij.

Këto situata nuk do të përsëriten më asnjeherë. Pas 25 Prillit, presionet shtetërore do të marrin fund njëherë dhe përgjithmone.

Deklarate e anetares te kryesise te pd korce, Viola Tasi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!