lajme

Investohet në lulishten ‘Fa Noli’

Prej 4 ditësh ndërmarrja e shërbimeve publike, bashkia Korçë është duke punuar në qendër të qytetit tek shëtitorja Fan Noli.

Kontaktuar nga Sot7 drejtori i NSHP Ilir Dinellari shprehet se janë duke ndëruar rrjetin ekzistues vaditës të kësaj shëtitoreje tek e cila kishte kohë pa u investuar dhe ishte tepër e amortizuar.

Konkretisht po bëhet rehabilitimi i tij me tubo të reja dhe konkretisht do të shtrohen rreth 2300 metër linear tubo, po punohet tek të dy krahët e shëtitores e cila ka një gjatësi rreth 500 metër.

Gjithashtu gjatë rehabilitimit të këtij rrjeti vaditës do të kalohet në një sistem të ri vaditjeje, në formë shiu për këtë risi do të përdoren rreth 200 sprucatorë të cilët do të vendosen përgjatë shëtitores Fan Noli.

Ky është një investim nga fondet e Bashkisë Korçë me një vlerë rreth 1 milion lekë.

Momentalisht ka përfunduar shtrimi i rreth 900 metër linear tubo. punimet priten të përfundojnë gjatë javës tjetër, duke lehtësuar kështu edhe trafikun i cili ka qënë i ngarkuar këto ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!