lajmeSport

Në stadiumin “Gjorgji Kycyku” në Pogradec është luajtur ndeshja mes Partizanit dhe Apolonis 1-0

Në stadiumin “Gjorgji Kycyku” në Pogradec është luajtur  ndeshja mes Partizanit dhe Apolonis, ku Partizani ka marrë fitore minimale 1-0 në takimin kundër Apolonisë, i vlefshëm për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

“Demat e kuq”iu falën një goli të shënuar nga sulmuesi Brajan Barun në minutën e 19-të të sfidës, për të marrë suksesin dhe për të vazhduar më tej rrugëtimin.

Që në minutën e parë të sfidës, Partizani tregoi se nuk e ka nënvlerësuar aspak Apoloninë dhe tentoi ta vinte në presion dhe të shënonte sa më shpejtë. Rasti i parë për të besuarit e Dajës erdhi që në minutën e pestë të ndeshjes. Në minutën e 19-të erdhi edhe goli i të kuqve, pavarësishtë se kaloi në avantazh, Partizani nuk e uli ritmin dhe dy minuta më vonë ishte pranë golit të dytë.

Trajneri Ilir Daja ka shprehur se specifika e kupës është që të kalojnë në turin tjetër si dhe objektivi për Dajën është kupa, por në këtë loj nuk është se nuk patën probleme, pasi kishte mungesa të disa lojtarëve, por sipas trajnerit specifika për kupën është e arrirë.

Synimi i Partizanit është për tu  rritur njëra pas tjetrës në manover, për një garanci të përmirësimit në lojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!