lajme

Shisnin kanabis me doza, dy të arrestuar në Pogradec

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pogradec, pasi iu gjetën me vete kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.

Pogradec

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. Z., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, forcat e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve të mësipërm në afërsi të Stadiumit, ku gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!