lajmePolitika

Dega e Partisë Demokratike të Korçës: Ndërtesa e ish-maternitetit në duart e oligarkëve

Dega e Partisë Demokratike të Korçës: Ndërtesa e ish-maternitetit në duart e oligarkëve

Hajduti i shtëpisë sapo ju grabiti qytetarëve të Korçës edhe një tjetër pasuri publike.
Hajduti i zellshëm,që duhet të ishte në krye të punëve për përballimin e pandemisë dhe shpëtimin e ekonomisë që po jep frymë,i gëzoi oligarkët dhe konçensionarët e pangopur me një aset publik në zemër të Korçës.

Bëhet fjalë për ndërtesën e ish-maternitetit,e cila pas një rikonstruksioni të pjesshëm,u braktis duke u lënë prej dy vitesh,qëllimisht të degradohej.

Ndërtesa,që shërbeu për disa dekada si spital,por edhe territori i saj,me vendim të Këshillit të Ministrave,i kaluan për administrim Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Po çfarë fshihet pas vendimit të qeverisë, i nxjerrë me ngut,pikërisht në ditët kur pandemia ka arritur kulmin dhe jeta e çdo shqiptari është më e pasigurt se kurrë? Çfarë fshihet pas termave të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së qëndrueshme?

Në fakt,asgjë më shumë, se shërbimi i radhës ndaj një grushti klientësh,që këtë ndërtesë,sipas përmbajtjes së vendimit,do ta kthejnë,në dukje në qendër ekonomike,por që në fakt,ligji ju le dorë të lirë administratorëve të rinj,ta japin në përdorim tek të tretët,që më thjesht do të thotë,ta japin me konçesion.

Sipas rrafshit logjik të kryehajdutit kryeministër,këto zyra dhe ca projekte formale,na qenkan shpëtimi i ekonomisë lokale,që po shkon në pikiatë?

A thua nga këto zyra do t’i vijë shpëtimi edhe industrisë së turizmit,që lëngon nga efektet e pandemisë dhe dhjetra bizneseve të mbyllura dhe tallura me paketat qesharake të ndihmës së qeverisë,apo qindra punonjësve që humbën vendet e punës dhe sot s’mund tu sigurojnë dot familjeve as bukën e përditshme,apo fermerëve,që po ju kalbet prodhimi fushave,se nuk gjejnë dot treg?

Dega e Partisë Demokratike të Korçës,në mungesë të plotë të transparencës së qeverisë e cila nuk la pasuri publike pa tjetërsuar dhe grabitur pyet:
-Pse ndërtesa e maternitetit të vjetër nuk u rikonstruktua apo ndërtua nga themelet,por materniteti i ri u zhvendos në korpusin spitalor?

  • Kush na garanton që ndërtesa do të përdoret për qëllime publike dhe nuk do të jepet me konçesion dhjetravjeçar?
    -Pse ndërtesa nuk i kaloi për administrim bashkisë,për tu përdorur për qëllime sociale,për viktimat e dhunës në familje,trafikimit dhe shfrytëzimit apo moshës së tretë?
    -Pse çdo pronë publike,përfundon në duart e oligarkisë,duke ndryshuar destinacionin dhe nuk përdoren për të kompesuar fizikisht pronarët e ligjshëm,që zvarriten gjykatave sot dhe tre dekada?

Dhe më e rëndësishmja,në kushtet kur kurba e të infektuarve po rritet frikshëm në Korçë,e cila prej ditësh ka hyrë në zonën e kuqe,a kemi mjaftueshëm kapacitete spitalorë,për të përballuar fluksin e atyre që nuk mund të trajtohen në mënyrë ambulatore?

A nuk do ishte e udhës që ndërtesa e ish -maternitetit të mbahej e gatshme për çdo situatë të paparashikuar që mund të sjellë pandemia?

Këto pyetje në fakt mund tu bëhen vetëm qeverive dhe qeveritarëve të përgjegjshëm!

Qytetarët e Korçës e kanë mëse të qartë qëllimin e tjetërsimit të pasurive publike,të cilat makiazhohen me projekte qendrash ekonomike dhe turistike.

Ashtu si ndodhi me ndërtesën e ish-shtëpisë së oficerëve,të cilën e morën për ta kthyer në Qendrën e Zhvillimit të Rajoneve dhe e katandisën në kapanonë ku bën ahengje partia. Dhe për më tepër,duke refuzuar kërkesën e Universitetit Fan Noli,i cili kishte nevojë për auditorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!