lajmeSport

Sport/ Skënderbeu problem për rikuperimin e një pjesë të mirë të titullarëve

Dëmtimet e lojtarëve prishin disi planin afatgjatë të Skënderbeut përsa i përket ndërtimit të strategjisë së lëvizjes në merkato. Diccka e tillë ndodhi me Mërgim Shalën dhe klubin bardhekuq.

Transferimi nga Suedia në Korccë edhe me një plan të mirëdetajuar dhe tepërtë rëndësishëm për të dy palët. Shala, pas aventurës tek Asyriska kërkonte Skënderbeun si trampolinë për një tjetër klub të huaj dhe si limit i parë ishte caktuar merkatoja e janarit.

Kjo ishte dhe arsyeja pse Ahmataj dhe stafi i tij duke u nisur edhe nga të dhënat e futbollistit e kishin programuar si titullar. Po dëmtimi i pësuar në këmbë në prag të nisjes së sezonit e la pezull diccka të tillë.

Për momentin Shala është ende duke zhvilluar terapi me qëllim rikthimin sa më të shpejtë. Për këtë arsye ka zgjedhur Ohrin për të kërkuar riaftësimin në një kohë rekord. Lojtari ndodhet në Ohër dhe nga mesi i javës pritet që të jetë në Korccë për tu bashkuar me ekipin. Por nuk është vetëm Shala ai që shqetëson Skënderbeun dhe Julian Ahmatajn.

Janë të shumtë lojtarët që kanë shfaqur probleme në këtë fillim sezoni dhe duket se po kërkojnë kohë për rikuperim.

Mund të quhen me fat pasi edhe këtë herë në ndihmë bardhekuqve u ka ardhur pushimi i kampionatit për shkak të kombëtares dhe kjo me shumë mundësi do të gjejë të rikuperuar disa prej tyre. Ahmataj dhe stafi po bëjnë ccmos për të rikuperuar Uerdi Marën, pasi është një lojtar i rëndësishëm për organikën bardhekuqe.

Mara ka pësuar një dëmtim në rëzë të kofshës dhe për nga rasti i dëmtimit shihet si një thikë me dy presa që edhe mund të rikuperohet shpejt por edhe mund të zgjasë në kohë.

Nga ana tjetër Remi Dujardin ka filluar vrapimet dhe pritet që të bashkohet me grupin ashtu si dhe Govori.

Trajnerin e shqetëson gjithashtu edhe gjendja e Randit që duket se do të mungojë edhe për disa ditë. Limiti është ndeshja e radhës me Bylisin prandaj kërkohet rikuperim për një pjesë të mirë të titullarëve, rikuperim që nëse nuk vjen do të ishte problem për Skënderbeun në një ndeshje delikate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!