lajmeShendet

Këtë të Hënë ka dal edhe udhëzimi i ISHP, “për përfundimin e izolimit për personat e infektuar me SARS-COV-2”

Këtë të Hënë ka dal edhe udhëzimi i ISHP, “për përfundimin e izolimit për personat e infektuar me SARS-COV-2” dhe modelin e unfikuar të vërtetimit për përfundimin e vetëizolimit që do të lëshohet nga MPF-të e Qendrave Shëndetësore dhe mjekët Epidemiologë/Mjektët apo Specialistët e Shëndetit Publik pranë shërbimeve të Epidemiologjisë në Njësin Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ky udhëzim do të monitorohet në vijimësi për zbatimin korrekt të tyre në praktikën e përditëshme.

Në këtë udhëzim përfshihen të gjitha institucionet shtetërore apo private dhe janë masat se si duhet të veprojnë me qëllim që të parandalohet sado pak përhapja masive e virusit e cila po shkon në shfira drejt rritjes nga dita në ditë.

Rastet e mundshme ose të konfirmuara me covid – 19 të cilat nuk paraqesin kompromentimin e imunitetit dhe nuk janë rezident në mjedise të mbyllura për popullata vulnerable e përfundojnë izolimin kur të mos kenë temperaturë për të paktën 3 ditë dhe të kenë përmirësim të shenjave klinike të tjera vec temperaturës dhe pas 10 ditëve pas fillimit të shenjave.

Personat ndalojnë vetëizolimin pas 10 ditëve pas fillimit të shenjave pasi ndihen mirë, ndërsa për personat e hospitalizuar të cilat dalin nga spitali bazuar në kriteret klinike sipas vlerësimit të mjekut kurues duhet të instruktohen të vetëizoluar në shtëpi ose në një vend tjetër të sigurt derisa kriteret të jenë plotësuar.

Për rastet e rënda me covid – 19 të gjithë pacientët e përfundonë izolimin pas 14 ose 20 ditëve pas fillimit të shenjave.

Vërtetimin  për përfundimin e vetëizolimit e lëshon mjeku i familjes apo mjeku dhe specialisti i shëndetit publik, ku përmban të dhënat e përgjithshme të individit, ky vërtetim është i unfikuar dhe i njëjtë, ku përgatitet dhe shpërndahet nga operatori i kujdesit shëndetësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!