lajmeShendet

Pacientët në qendrën e dializës në spitalin rajonal të Korçës bëjnë apel për ndihmë pasi ka katër ditë që nuk u bëhet dializa

Pacientët në qendrën e dializës në spitalin rajonal të Korçës bëjnë apel për ndihmë pasi ka katër ditë që nuk u bëhet dializa.

Fatmir Xhemali nga fshati Verdove i cili eshte bashkeshorti i nje prej pacienteve tregon se nuk i jepet shërbimi për shkak se bashkësortja e tij ka pasur simptoma të Covidit por nuk i ka dalë ende përgjigjae tamponit dhe për këtë arsye nuk i japin shërbimin e dializës.

Ndërkohë që jashtë qendrës ka pasur edhe persona të tjerë pacientë të cilët kane pasur kontakte dhe që presin të bëjnë tamponin dhe sipas punonjësve pa dalë përgjigjet e tamponëve nuk mund tiu ofrojnë shërbim.

Pacientët qëndronin në ambientet e jashtme të pavionit të shqetësuar dhe shprehen se ndihen të kërcënuar për jetën pasi nëse nuk bëjnë dializën rrezikojnë të humbasin jetën.

Por ne nje prononcim per mediat,mjeku nefrolog Gentian Begolli i qendres se dializes ne korce thote se për rastin në fjalë, personat kanë rënë në kontakt me një pacient që ka rezultuar me tampon pozitiv dhe për të ruajtur këta pacientë që kanë qenë në kontakt me këtë person dhe për të ruajtur edhe pacientët e tjerë që kane në sallë,vendosën që këta pacientë te kalonin në turnin e tretë.

Ai shton se kanë qenë në dijeni që dje,jane kontaktuar personalisht ndersa shërbimi u është ofruar dhe do tu ofrohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!