lajmePolitika

Koordinatorja e studentëve e LSI-së në Korçë: Gjimnazistët në mungesë të kushteve për mësim online

Ismeralda Seidolli, kordinatorja e studentëve Korçë
Seidolli: Skandalet e Rilindjes nuk kanë të mbaruar.
Seidolli: Gjimnazistët në mungesë të kushteve për zhvillimin e mesimit online, Rilindja indiferente.
Jam këtu para jush për të theksuar dhe denoncuar aferrat korruptive të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë.

Në kohën kur një pjesë të mirë të nxënësve ju mungon infrastruktura dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar mesimin online, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë planifikon të harxhojë plot 28 milion lekë të vjetra për të trajnuar online mesuesit e arsimit bazë mbi menaxhimin e klasës dhe proçesit të të nxënit.

Ky skandal nuk mjafton me kaq, pasi Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, do i duhen 25 trajnerë për një kurs i cili do të zgjasë vetëm 2 ditë.

-Logjikisht lindin pyetjet:
A nuk i mjaftojnë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë mësuesit e informatikës nëpër gjimnaze, të cilët vullneratisht mund të jepnin kontrubutin e tyre ose në vënd të 25 trajnuesve të ishte një i vetëm. Apo ndoshta kësaj drejtorie i duken pak të paguaj secilin trajner për 560 mij lek të vjetra në një dite trajnimi, le të themi e barabartë më shumën që një mësues merr për gjatë një muaji punë. Përpos të gjithave mund ta quajmë një super shpikje, faktin që 3 trajnues janë zgjedhur posaçërisht për mësuesit e profilit të Edukimit Fizik. Praktikisht këto shifra të frikshme të kriojnë dyshime nëse ti jeton në Singapor, sikurse bindjen që në këtë çeshtje çedon një problem i madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!