Kulture/Artlajme

Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një tjetër platformë për vendosjen e skulpturave të gurit, në zonën e parkut Rinia

Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një tjetër platformë për vendosjen e skulpturave të gurit, në zonën e parkut Rinia, në afërsi të skulpturave të tjera të cilat janë grumbulluar pikërisht në një platformë në formën e një galeria të artit natyror.

Burime zyrtare pranë Bashkisë së Korçës thanë se platforma e re do të jetë identike me atë aktuale, ndërsa qëllimi i ndërtimit të saj është vendosja e të tjera skulpturave të gurit të cilat do të krijohen nga artistë vendas e të huaj, përgjatë viteve në Simpoziumin ndërkombëtar Skulptura e parkut.

Platforma e re do të ndërtohet pikërisht përballë pallatit të sportit Tamara Nikolla, në këtë vend janë kryer tashmë gërmimet dhe sipërfaqja është bërë gati për hedhjen e betonit.

Pritet që platforma e re të jetë gati së shpëjti, ndërsa në të fillimisht mund të vendosen edhe skulptura të krijuara më parë të cilat ndodhen të shpërndara në rrugë dhe lulishte të qytetit të Korçës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!