lajmePolitika

Dega e Partisë Demokratike të Korçës,denoncon sërish

Çetat grabitëse të strukturuara me ligj, tashmë “me banim” ne Korçë

Dega e Partisë Demokratike të Korçës,denoncon sërish me shqetësim,veprimet e paligjshme të çetave të gjobvënësve dhe gjobmbledhësve të inspektoriateve të ndryshme,që prej disa ditësh janë stacionuar në Korçë.

Të gjithë i kemi parë mjetet e Hetimit Tatimor dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,përforcuar edhe nga Policia e Shtetit,që patrullojnë rrugëve të Korçës,sikur të ishim në gjendje lufte.

 Nuk ka asnjë dyshim,që detyra e çetës grabitëse të strukturuar me ligj,është të bëjë plaçkë,duke mbajtur nën terrorin e gjobave qindra biznese.

Si të mos mjaftonte kriza nga efektet shumëplanëshe të pamdemisë, biznesit korçar i duhet të përballet mes të tjerash,edhe me arrogancën dhe abuzimin e taksidarëve,që vijnë vetëm për të mbushur torbat e tyre.

Nga gënjeshtari patologjik,nuk mund të presësh veçse gënjeshtra,siç rezultoi edhe premtimi i kopjuar,se inspektorët nuk do tju binin më në qafë bizneseve.

 Në fakt,asnjëherë klima ndaj biznesit nuk ka qenë kaq armiqësore dhe asgjesuse,sesa gjatë kësaj qeverisje,që po çon me dashje në greminë ekonominë e vendit.

Partia Demokratike e ka theksuar që në fillim te prezantimit të programit të saj për rimëkëmbjen ekonomike,se asnjë inspektor nuk do të ketë më tagrin të kërcënojë dhe mbajë nën shantazhin e gjobave sipërmarrësit.

Partia Demokratike garanton se sipërmarrja e lirë,do të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga lukunia e pangopur e inspektorëve gjithfarëlloj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!