lajme

Nga e premtja pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet për lëvizjen e qytetarëve ne të dyja anët

Nga e premtja pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet për lëvizjen e qytetarëve ne të dyja anët. Lajmi e bën të ditur zëdhënësi i qeverisë greke. Shkak për këtë vendim është bërë rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 në shtetin fqinjë. Sipas të dhënave paraprake kjo pikë kufitare do të qëndrojë e mbyllur pa afat deri në një vendim të dytë të qeverisë greke

Në lidhje me portat e hyrjes së tokës nga nesër, në 06.00 të mëngjesit, pika e kufirit të Kapshticës mbyllet. Në kufijtë tanë veriorë, portat hyrëse ne Kakavija dhe pikat e tjera do të qëndrojnë të hapura, ndërsa vetëm kamionët do të kalojnë lirisht.  Numri i rasteve mbetet i lartë në zonën veriore, edhe pse vendi ka qene në një lockdoën të plotë,  dhe kjo është arsyeja se u vendos të forcohen masat-tha zëdhënësi i qeverisë greke

Ndërkohë do të mbetet e hapur pika kufitare me Kakaviën, Maqedonine e Veriut  dhe Bullgarinë. Ndërsa sipas vendimit të qeverisë greke, lëvizja e kamionëve për biznes, do të kryhet nga pika kufitare Nimfaia e bullgarisë. Paralelisht me ketë situatë, kontrolli për testet në kufi do të intensifikohet, ndërsa do të kërkohet për test i shpejte anticovid.

Kushtet me të cilat po përballemi janë kushte te luftës, ne po e trajtojmë vendin si një rajon shëndetësore.

Zëdhënësi i qeverise tha se vendimi do të ndryshojë në varësi të të dhënave epidemiologjike. Ndërsa shtoi se të dhënat tregojnë se nuk është e nevojshme mbyllja e aeroporteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!