lajmeSport

Skënderbeu do të luajë nesër sfidën e javës së 3-të të Kategorisë Superiore ndaj Bylisit në transfertë

Skënderbeu do të luajë nesër sfidën e javës së 3-të të Kategorisë Superiore ndaj Bylisit në transfertë. Pas humbjes në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 0 me 2, korçarët kërkojnë fitoren e parë në kampionat. Trajneri Julian Ahmataj është në “hall” për formacionin pasi dy lojtarë veshtire se mund te jene gati për ndeshjen ndaj ballshiotëve.

Mbrojtësi i majtë Drin Govori dhe mesfushori Uerdi Mara janë në “luftë” me kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimet që kanë pësuar dhe në formacionin korçar janë dy lojtarë mjaftë të rëndësishëm.

Trajneri Ahmataj shpreson t’I ketë gati deri nesër, por nga ana tjeter kryepankina korcare ka menduar edhe per planin “B” që ka te beje me aktivizimin e Kosta Vangjelit dhe ganezit Dovuna gjithnje nëse nuk rikuperohen në kohë Dovori dhe Mara. Ahmataj shpreson deri ne momentin e fundit, ndryshe do jete i detyruar tw ndryshoj sw pari grupin e lojtarwve e me pas edhe vendosjen ne fushen e lojes. Pa Maren edhe per tw parin e stolit problem mbetet lojtari qe do te beje organizatorin. Do gjejme nje tjeter zgjidhje ne mesfushe ja mbyllur trajneri i skenderbeut julian ahmataj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!