lajme

Është zhvilluar sot në qytetin e Korçës testi me shkrim për Shërbimin Psikosocial

Është zhvilluar sot në qytetin e Korçës testi me shkrim për Shërbimin Psikosocial ku  fituesit do të vendosen në vendet vakante për të ofruar shërbimin e punonjësit social dhe psikologut ne shkolla.

Testimi me shkrim synon vlerësimin e njohurive të profesionit dhe njohuritë mbi legjislacionin që lidhet me ushtrimin e profesionit.

Lista përfundimtare e kandidatëve të cilët do të testohen për vendet vakante  numëron rreth 157 kandidatë. Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit të ri shkollor numëri i punonjësve të shërbimit psiko-social përcaktohet nga numri i nxënësve.

Në qarkun e Korçës 12 janë vendet vakante për shërbimin psiko social. Konkretisht në qytetin e Korçës kanë filluar vitin e ri shkollor 7900 nxënës dhe si rrjedhojë janë hapur 3 vende vakante në ZVAP e Korçës për psikolog, 2 vende vakante në ZVAP e Maliqit një vend për psikolog dhe një vend për punonjës social. 3 vende vakante në ZVAP e Devollit për punonjës social, dhe 4 vende vakante në ZVAP e Pogradecit 2 për punonjës sociale dhe 2 për psikologë.

Emërimi i punonjësve të shërbimit psiko-social do të bëhet nga drejtoria e përgjithshme e arsimit paraunivesitar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!