lajme

Pogradec/ Këtë të premtë është mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak me 6 pika në rend dite

Këtë të premtë është mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak me 6 pika në rend dite, duke marrë shkas për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, kjo mbledhje është zhvilluar online, për të shmangur grumbullimet dhe kontaktet e afërta.

Projekt-vendimi i parë i cili u miratua në këtë mbledhje ka qënë dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi 6% e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike për periudhën 1-31 Tetor 2020, u miratua rregulloria e strukturave komunitare dhe ndërveprimi i tyre me Këshillin Bashkiak, në projekt vendimin e tretë u diskutua dhe u miratua deklarimi i mbarimit të mandatit të antares së Këshillit të Bashkisë Pogradec znj. Adelina Mema për shkak të dorëheqjes së saj, u miratua ndryshimi i vendimit nr.15 datë 27.12.2019 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Pogradec për vitin 2020, miratim u bë edhe për ndryshimin e vendimit nr.12 datë 30.03.2016, për rishikimin e vendimit nr.7 datë 10.02.2016 ” Për miratimin e nivelit të gjobave”, si dhe miratimi i fundit është plani 3-vjeçar i  aksesueshmërisë për Bashkinë Pogradec.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!