Aktualitetlajme

Ditën e enjte ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 pranë ambienteve të Spitalit Pogradec efektivi i gardës

Ditën e enjte ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 pranë ambienteve të Spitalit Pogradec efektivi i gardës me inicialet B . G banues në Buçimas.

53-vjeçari ka qënë i shtruar pranë Spitalit  të Pogradecit që prej ditës së mërkurë, pasi kishte shfaqur shenja të virusit Covid-19, ndërkohë që tamponi i është  bërë mëngjesin e së enjtes, ndërsa në orët e pasdites ky shtetas ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se 53-vjeçari është dërguar nga mjeku i familjes për në spitalin e urgjencës aty ku ndodhen edhe dy dhoma për të mbajtur të izoluar personat e dyshuar, ndërkohë që spitali ka lajmëruar Njësin Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pogradec për të kryer tamponin, ky tampon është bërë por shtetasi ka ndërruar jet, ndërkohë ju është bërë tampon edhe familjarëve të 53-vjeçarit si dhe rrethit të tij më të ngushtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!