lajme

Një banesë 2 katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në qëndër të qytetit të Korcës

Një banesë 2 katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në qëndër të qytetit të Korcës në afërsi të muzeut arkeologjik.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes në banesen dy katëshe jetonin 2 vëllezër të cilët të ardhurat e tyre i siguronin duke lypur në qytet,ndërsa mësohet se zjarri të ketë ardhur nga oxhaku në katin e parë të kësaj banese.

Zjarri i shkaktuar nga pakujdesia e tyre në një prej dhomave në funksion bëri që banesa të shkrumbohej e gjitha nga flakët.

Kati i dytë i kësaj banese ishte pothuajse e rrënuar ndërsa flakët nuk kanë kyrsyer asgjë.

Momëntalisht në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mosperhapjen e tyre edhe në banesat ngjitur.

Kjo lagje është mjaft e njohur në qytetin e Korçës ndërsa nihet edhe si më e populluara ndërkohë që flakët e përgapura me shpejtësi shtojnë rrezikun edhe në banesat e tjera.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka njerëz te lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!