Kulture/Art

22 Nëntori Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.


Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.

Erget Cenolli mësues i gjuhës Shqipe thotë se data 22 nentor është kurorëzimi mijëra vjeçar I unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Kombëtare Shqiptare.

Komisioni për emërimin e Alfabetit ishte prej 11 vetash me kryetar poetin e madh Gjergj Fishta, nënkryetar intelektuali nga qyteti I Korçës Grigor Cirka dhe sekretare mësuesja e shkollës së parë të vashave Parasqevi Qiriazi.

Mësuesi I gjuhës shqipe në këtë ditë të shënuar të Gjuhës shqipe nuk la pa recituar thirrjen e poetit të madh Gjergj Fishta për të trasheguar gjuhën shqipe brez pas brezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!