Aktualitet

Kryhet dezinfektimi në shkollat e Pogradedcit

Ende mësimi në shkollat e Pogradecit, vijon të kryhet fizikisht edhe pse numri i rasteve pozitive me COVID-19 vjen duke u rritur.

Institucionet arsimore referuar dhe protokollit anticovid, kanë për detyrim dezifektimin e vazhdueshëm të ambjenteve ku zhvillohet mësimi.

Televizioni Sot7 ka kryer një vëzhgim këtë të dielë në disa prej shokollave në rrethin e Pogradecit, për të parë gjendjen e dezifektimit të ambjenteve shkollore.

Në këto ambjente gjatë fundjavës është kryer dezifektimi nga ana e institucioneve vendore. Gjë kjo e konstatuar dhe nga Televizioni SOT7, por nuk dihet nëse e njëjta praktikë është ndjekur dhe për shkollat e tjera në periferi.

Duhet thënë se dezifektimi është jo vetëm një detyrim ligjor por edhe një mënyrë për kufizimin e përhapjes së COVID-19 ku institucionet duhet të jenë të përpiktë me këtë situatë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, stafit mësimor dhe familjarëve të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!