AktualitetlajmeShendet

Pogradec/ Dyndje e qytetarëve në poliklinikën e specialistëve

Këtë të hënë Televizioni Sot7 është zhvendosur në Poliklinikën e Specialitëve Pogradec, duke qënë se kjo e henë ka një fluks të shtuar të qytetarëve që dynden për të marrë shërbimin të cilët ata kërkojnë.

Kemi vëne re se asnjëher ky vend nuk ka qënë bosh, të shumtë janë qytetarët që kanë probleme shëndetësore, duke qëndruar në radh edhe pse situata e pandemisë ka prekur mbarë vendin, pogradeci deri më sot njihet si zonë portokalli, por nuk mungojnë rastet e rritjes së numrit të të infektuarëve dhe atyre që kanë shfaqur shenja të Covid-19 që enden në cdo cep të vendit pa marrë parasysh se sa persona dëmtohen.

Qytetarët shprehen se janë pranë kësaj poliklinike për të marrë shërbim, pasi janë me një shumëllojshëmri sëmundjesh të ndryshme, por ajo që ata pohojnë është se shfaqen një ditë dhe mbarojnë punë brenda kësaj dite, gjithashtu nuk kanë munguar edhe rastet që kanë kaluar një situatë të vështirë të Covid-19.

Nga ana e kësaj poliklinike na është pohuar jashtë kamerave se vijojnë të zbatojnë pikat e protokollit dhe asnjë pacientë që hyn brenda nuk shoqërohet nga familjarët, me qëllim që të shmangen grumbullimet si dhe kontaktet e afërta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!