Aktualitetlajme

Pogradec/ Projekti në hyrje të qytetit me një investim pre 40 mln lekë të rinj

Prej rreth një jave në hyrje të qytetit të Pogradecit kanë filluar punimet të cilat priteshin të relaizoheshin me kohë , pas shumë herë që Televizioni Sot7 e ka ngritur si shqetësim po merrë zgjidhje problemi i shkëmbit i cili dita ditës rrezikoheshe të binte, duke përfshirë edhe subjektin privat që ndodhen përbri këtij shkëmbi, një shqetësim ky si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, herë pas herë kjo rrugë mbuloheshe nga inertet që lëshoheshin nga shkëmbi.

Drejtori i Urbanistikës Paskalino Ziko është shprehur se këto punime priten të mbarojnë brenda 4 muajve me një investim prej 40 milion lekë të rinjë.

Ky projekt i cili startoi një javë më  parë do të prek edhe hyrjen e qytetit ku do të lidhet korsia e biçikletave me rrugën Pogradec-Lin, edhe pse krosia u krijuar enkas për të gjithë qytetarët që përdorin bicikletën nuk u vu në funksion asnjëher, por u përdor si parkim automjetesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!