Ekonomilajme

Këshilli i Bashkisë Pogradec për të parën herë ka realizuar anketimin on-line për buxhetin e vitit 2021

Këshilli i Bashkisë Pogradec për të parën herë ka realizuar anketimin on-line për buxhetin e vitit 2021, ku është bërë konsultimi publik dhe me synim për të realizuar qeverisje dhe vendimarrje në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin.

Buxheti 2021, është vendimarrja më e rëndësishmë vjetore për Këshillin e Bashkisë dhe është dokumenti që përcakton politikat, shpenzimet dhe investimet për gjithë vitin, në pamundësi për tu takuar fizikisht me qytetarët në lagje por edhe në fshatra, është përcaktuar si e vetmja mundësi për konsultim anketimi on-line.

Në këtë anketim ka qënë një pyetsor i thjeshtë i cili nuk konsumon më tepër se 5-6 minuta kohë, ku qytetarët dhanë mendimet e tyre për punën që ka kryer Bashkia me buxhetin e vitit 2020, duke parë edhe mundësin për të përmirësuar punën nëpërmjet objektivave që janë vendosur për buxhetin e viti 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!