lajmePolitika

Marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë, ministrja Evis Kushi zbulon çfarë do të përfitojnë nxënësit, mësuesit, ekspertët dhe akademikët

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi, ishte pjesë e delegacionit të lartë qeveritar në vizitën dy-ditore në Turqi, teksa u nënshkruan edhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Mes marrëveshjeve ishin edhe ato në fushën e arsimit.

“E lumtur të nënshkruaja sot në  Ankara bashkë me homologun turk Ziya Selçuk marrëveshjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit”, tha Evis Kushi.

Marrëveshjet e firmosura, sipas Evis Kushit, kanë qëllim promovimin në një sërë drejtimesh si:

shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve e nxënësve;

programet e përbashkëta dhe binjakëzimi i institucioneve arsimore;

zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore;

inkurajimi i mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës zyrtare në sistemet respektive arsimore etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!