lajmePolitika

Ministri Çuçi takohet me homologun turk në Ankara, ja kush e shoqëron

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me homologun e tij në Ankara, Süleyman Soylu. Takimi është në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, po zhvillon në Turqi.

Çuçi gjithashtu është shoqëruar nga Ardi Veliu.

“Vlerësova bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim që mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e konsiderueshme të faktorit shqiptar në Turqi. Folëm për krijimin e një klime më të ngushtë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”, shprehet ministri Çuçi.

Sipas tij takimi i sotëm dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe Turqisë, janë gjithashtu një shprehje tjetër e miqësisë së vjetër dhe partneritetit mes dy vendeve tona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!