Politika

Braimllari: Banorët nuk kanë infrastrukturë dhe shërbime, të rinjtë të papunë po largohen!

Braimllari nga Dishnica e Korçës: Mungesa e infrastrukturës problem serioz për banorët e kësaj zone.
Rilindja show mediatik.
Banorët nuk kanë infrastrukturë dhe shërbime, të rinjtë të papunë po largohen.

Jemi sot në Dishnicë të Korçës, për të disatën herë në fakt, për të denoncuar mungesën e infrastrukturës nga pushteti vendor në Korçë.
Është e qartë se si banorët e Dishnicës, vetëm tre kilometra larg Korçës përballen sot me mungesën e infrastrukturës, ku rrugët kryesore të kësaj zone të mrekullueshme nuk janë të shtruara.

Probleme serioz për banorët e Dishnicës kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën dhe largimin e të rinjve dhe të rejave nga zona.
Ndaj, kjo politikë e papërgjegjshme duhet të marrë fund.

Kjo politikë korruptive, kjo politikë klienteliste e Bashkisë së Korçës, ku bëhet show me disa rrugë brenda qytetit dhe harrohen zonat përreth qytetit, që janë zona të jashtëzakonshme, jo vetëm për të suportuar të rinjtë dhe të rejat, por edhe për të suportuar maksimalisht bujqësinë.

Ndaj më 25 prill merr fund kjo politikë klienteliste. Merr fund njëherë e përgjithmonë politika e show-t, politika e të përqendruarit të pushtetit në një apo dy persona.

Sot është koha që gjithçka të jetë në dorën e të rinjve dhe të rejave të Korçës. Sot është që t’i shërbejmë qytetarëve të Korçës, por jo vetëm.
Sot është koha që Dishnica, Barçi dhe gjithë zonat përreth Korçës të kenë investimin e merituar, me qëllim që prodhimet e tyre bujqësore të kenë një treg të sigurt nesër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!