
Këshilli Bashkiak ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit, sërisht në kushte të jashtëzakonshme ku kanë marrë pjese 21 këshilltar, 4 në sallë dhe të tjerët e kanë ndjekur këtë mbledhje online.
Në rend dite ka qënë vetëm një projekt-vendim, për të ndihmuar familjen në fshatin Grunjas të kryefamiljarit z.Oliger Pere, një fond i cili do të përballohet nga fondi rezervë i parashikuar nga Bashkia Pogradec për vitin 2021, ku bëhet fjalë për një shumë prej 5 milion lekë të vjetra.
Shumë kjo e cila do ti jepet familjes në nevojë e cila jeton në kushte të vështira ekonomike dhe që e ka të pamundur të për të mbuluar operacionin e 3-vjeçarit, i cili u diagnostikua me një masë solide tumorale në sy dhe që rrezikon jetën.
Gjithashtu një ndihmë financiare është siguruar edhe nga vetë këshilltarët e Bashkisë Pogradec ku në total kanë siguruar 1500 euro.
Kësaj mbledhje i janë bashkuar edhe të rinjtë e gazetës “Letër e Hapur”, të cilët kanë shprehur interes në çdo mbledhje të zhvilluar pranë Bashkisë Pogradec, duke e monitoruar dhe duke nxjerrë konkluzionet e tyre në numrat e radhës të kësaj gazete.